19 Maj 2024

Pacolli e Hoxhaj premtojn 100 njohje në ditën e pavarësisë

Prishtinë, 30 dhjetor - Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli dhe ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj janë zotuar se në 5-vjetorin e pavarësisë, Kosova mund të arrijë numrin e 100 njohjeve.

Gjatë një takimi me përfaqësues të kësaj partisë se tij zëvendëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli ka thënë se objektivin që ia ka dhënë vetes për të sjellë 100 njohje Kosovës.

“Duke nda punën, dikush me përforcimin e jetës diplomatike, dikush merret me kontakte, dikush me kontakte diskrete. Prandaj kush e ka kuptuar këtë kështu e ka kuptuar drejtë, kush e ka kuptu ndryshe e ka kuptuar gabim.\"

\"Njohjet janë rezultat i kontakteve tona, por një njohje e vërtetë duhet forcohet, duhet lidhur marrëdhënie diplomatike, duhet lidhur kontrata diplomatike. Nëse ka ndodhur kjo në Kosovë këta mekanizma kanë punuar”, ka thënë ai.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj në konferencën përmbyllëse të vitit 2012 është zotuar se në 5-vjetorin e pavarësisë, Kosova mund të arrijë numrin e 100 njohjeve pasi qe disa shtete janë në procedurë të njohjes.

“Ne, gjatë vitit 2013, që nga java e parë e janarit do të lëvizim në pjesë të ndryshme të botës dhe do të bëjmë përpjekje maksimale që para 17 shkurtit të vitit 2013 t’i kemi 100 njohje. Unë kam informata tash që janë 3-4 vende në procedurë që ta njohin Republikën e Kosovës”, tha Hoxhaj.

Ai tha se gjatë vitit 2012, Kosova fitoi 13 njohje, ndërsa përmendi si më të rëndësishmen, njohjen e fundit, atë nga Pakistani.

Për të gjitha këto njohje, kryediplomati i Kosovës shprehu mirënjohjen për të gjithë faktorët politikë në Kosovë, ndërsa mohoi të ketë rivalitet në këtë drejtim me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli. 

“Nëse kam rivalitet me dikë që udhëheq diplomaci, kam rivalitet me Lavrovin dhe me Mrkiqin dhe nuk kam rivalitet me askënd brenda Qeverisë së Kosovës. Zëvendëskryeministri Pacolli ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të mirëfilltë edhe sa ka qenë në opozitë edhe si zëvendëskryeministër sa i përket procesit të njohjes”, tha ai

Disa nga sukseset e renditura nga ministri ishte edhe anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, anëtarësimin në dhjetë organizata rajonale, krijimin e marrëdhënieve diplomatike me 47 shtete, nënshkrimin e 30 marrëveshjeve bilaterale,etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)