29 Prill 2024

Pack thotë se Serbia duhet normalizuar raportet me Kosovën.

Prishtinë, 24 qershor - “Do të ishte mirë sikur në fund të bisedimeve Serbia ta njihte Kosovën”, thotë Doris Pak, deputete në Parlamentin Evropian, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë. Sipas saj deputetët e Bundestagut e kanë dhënë mendimin e tyre mbi këtë çështje , ajo ka deklaruar se nuk mund të kem asgjë kundër kësaj.


\"Nëse keni dëgjuar qëndrimet e mia në javët dhe muajt e fundit, do të kujtoni se kam thënë se Serbia duhet t’i përmbushë kushtet që të tjerët është dashur t’i përmbushin gjithashtu, kur bëhet fjalë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian\", ka pohuar ajo.


Deputeje gjermane ka theksuar se Serbia, nëse dëshiron t’i bashkohet BE-së, me të arritur në përfundim të këtij procesi, i cili do të zgjasë disa vjet, duhet të dëshmojë se ka normalizuar raportet me Kosovën.


\"Nuk mund të hysh në Bashkimin Evropian pa vendosur raporte miqësore me fqinjët e parë. Por, se si do të rregullohen këto raporte – kjo është çështje krejt tjetër\", ka pohuar ajo.


Megjithatë, ajo mendon se Serbia tash duhet t’i përmbushë të gjitha kushtet, në mënyrë që të mund t’i fillojë negociatat e para për anëtarësim në BE. Pack ka theksuar se negociatat zgjasin shumë dhe se Serbia duhet t’i zgjidhë problemet me Kosovën, ndonëse nuk mund ta dimë që tani se si do të duket kjo zgjidhje. Ajo që është e qartë është se Serbia duhet të heqë dorë nga politika e vendosjes së barrierave për Kosovën, përkatësisht duhet të pranojë që edhe Kosova të bëhet anëtare e BE-së\", ka vlerësuar Pack.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)