17 Maj 2024

Osmani: Isa s’ është djathtist, por komunist

Prishtinë, 15 tetor - Ish-anëtari i kryesisë së LDK-së, Rexhep Osmani ka thënë se kryetari i kësaj partie Isa Mustafa nuk duhet të udhëheqë një koalicion të djathtësh.

Osmani në një intervistë për “Epoka e re” ka thënë se Mustafa është komunist sepse është graduar shumë herë nga institucione komunistësh.

“Trashëgimia e tij politike shumëvjeçare, mishërimi i tij shpirtëror me një ideologji që ishte armike e së djathtës shqiptare dhe betimet e tij solemne të shpeshta me rastin e marrjes së gradave në poste të larta në institucione komuniste janë arsyet që ai nuk u anëtarësua asnjëherë në LDK së cilës po i prinë sot dhe është shndërruar në promotor për margjinalizimin e fuqisë politike të LDK-së që e ka pasur dhe që mund ta ketë përsëri pa Isën në krye” është shprehur Osmani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)