17 Maj 2024

OSBE vazhdon bashkëpunimin me Institucionet e Kosovës

Prishtinë, 8 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti shefin e  OSBE-së në Kosovë ambasadorin Jean Claude Schlumberger. 

Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm që institucionet e Kosovës kanë pasur me misionin e OSBE-së, ndërsa ambasadori Schlumberger shprehu gatishmërinë për vazhdim e këtij bashkëpunimi edhe gjatë kryesimit të tij me këtë mision.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova është dëshmuar në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, ndërsa suksesi më i madh i popullit, institucioneve dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë ka qenë përmbyllja e mbikëqyrje së Pavarësisë.

Në takim u bisedua edhe për Samitin Ndërkombëtarë të Gruas i cili u mbajt në Prishtinë prej datës 4-6 tetor 2012, në organizim të Presidentes së Republikës së Kosovës.

Samiti u vlerësua i suksesshëm dhe u tha se me qëllim të zbatimit të Parimeve të Prishtinës, institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare duhet të intensifikojnë bashkëpunimin.

Ambasadori Schlumberger shprehu gatishmëri për kontribut konkret të Misionit të OSBE-se në këtë drejtim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)