30 Prill 2024

OSBE thirrje Kosovës për mbështetje të riatdhesuarve

Prishtinë, 13 shtator - Përkundër progresit të prekshëm të institucioneve të Kosovës në zhvillimin e politikave dhe vendosjen e mekanizmave institucionalë, zbatimi i Strategjisë së Rishikuar për Reintegrimin e Personave të Riatdhesuar vazhdon të ngecë, konkludon një raport i OSBE-së i publikuar sot.

Raporti, i cili është vazhdim i vlerësimit të mëparshëm të nëntorit të vitit 2008, shqyrton përpjekjet e bëra nga institucionet e nivelit lokal dhe qendror në asistencën për personat e riatdhesuar gjatë periudhës Janar 2010- Korrik 2011 dhe ofron një varg rekomandimesh për institucionet e nivelit lokal dhe qendror si dhe për komunitetin ndërkombëtar. Dokumenti është i bazuar në aktivitetet e rregullta monitoruese të Misionit të OSBE-së në Kosovë në fushën e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve.

“Përderisa jemi të inkurajuar me miratimin e strategjisë së rishikuar dhe krijimin e një bordi ndërministror të ngarkuar me mbikqyrjen e implementimit të saj, ne mbesim të brengosur për vështirësitë me të cilat personat e riatdhesuar përballen në qasje në regjistrimin civil, kujdesin shëndetësor, punësim dhe arsimim”, tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Werner Almhofer.

Problemet kryesore në zbatimin e strategjisë së reintegrimit burojnë nga rrjedha e pamjaftueshme e informacionit dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të nivelit qendror dhe lokal, mungesa e aktiviteteve në terren dhe mirëkuptimi i nevojave të personave të riatdhesuar, por edhe nga mungesa e alokimit të fondeve brenda buxheteve komunale për të adresuar këto nevoja.

Në mesin e zhvillimeve pozitive të vërejtura janë përpjekjet e intensifikuara të institucioneve qendrore për të ofruar këshilla për zyrtarët lokalë se si të zbatohet strategjia dhe si të aplikohet për asistencën në vlerë prej 3.4 milionë euro të fondit të riatdhesimit, si dhe themelimi i zyrave komunale për komunitete dhe kthime të cilat do të shërbejnë si organ i fuqishëm koordinues në nivel lokal.

“Të gjitha institucionet duhet ta mbajnë këtë vrull dhe të marrin veprime konkrete për të përmirësuar kushtet e jetesës së personave të riatdhesuar të të gjitha komuniteteve dhe të ofrojnë kushte për reintegrimin e tyre të qëndrueshëm”, shtoi Almhofer.

Sipas Komisariatit të Lartë për Refugjatë të OKB-së (UNHCR), që nga viti 2005 në Kosovë janë riatdhesuar mbi 20.000 persona.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)