30 Prill 2024

OSBE përkrahë pjesëmarrjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse

Prishtinë, 15 shtator 2011 – Me rastin e 15 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Ambasadori Werner Almhofer, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, deklaroi:
 

“Më shumë se gjysma e popullsisë në Kosovë është ndërmjet moshës 14 dhe 25 vjeçare dhe pjesëmarrja e tyre në jetën publike dhe vendimmarrjen politike është kruciale për zhvillimin demokratik.


“Institucionet dhe partitë politike duhet të sigurojnë se të rinjtë janë të përfaqësuar nëpërmjet strukturave të tyre, jo vetëm në kuptim të numrave dhe kur bëhet fjalë për votime në zgjedhje, por edhe nëpërmjet angazhimit kuptimplotë në të gjitha nivelet e vendimmarrjes. Është posaçërisht e rëndësishme që të bëhet e mundur pjesëmarrja e rinisë së gjinisë femërore.

 
“Korniza legjislative në Kosovë për angazhimin dhe fuqizimin e rinisë është në harmoni me standardet ndërkombëtare. Zbatimi i saj i plotë është i nevojshëm për të siguruar se të rinjve të të gjitha komuniteteve u është dhënë rol në proceset vendimmarrëse, posaçërisht në çështje që prekin cilësinë e jetës së tyre, përfshirë arsimimin dhe punësimin.


“Të rinjtë në Kosovë janë një vlerë e madhe për progres, dhe si të tillë, ata meritojnë mbështetje. Në anën tjetër, të rinjtë gjithashtu bartin përgjegjësi për t’u bërë aktivë dhe për të promovuar agjendën e tyre nëpërmjet forumeve ekzistuese që lehtësojnë pjesëmarrjen e tyre, siç janë Këshillat Lokale të Veprimit Rinor dhe këshillat e shkollave dhe universiteteve.
 

“Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbështetur përfshirjen e të rinjve në procesin e vendimmarrjes duke mbështetur themelimin dhe punën e Grupit Parlamentar të të Rinjve në Kuvendin e Kosovës, Këshillat Lokale të Veprimit Rinor dhe qendrat e studentëve dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.”
 

Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar me ndërtimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e promovimin e të drejtave të njeriut

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)