06 Maj 2024

OSBE organizon zgjedhjet serbe në Kosovë

Prishtinë, 29 prill - Duke anashkaluar institucionet e Kosovës, Misioni Ndërkombëtar në Kosovë, OSBE, ka bërë marrëveshje direkte me qeverinë e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë.

Arritjen e kësaj marrëveshjeje e kanë konfirmuar burime ndërkombëtare të Zërit, sipas të cilave burime kjo marrëveshje është bërë mes  qeverisë së Serbisë dhe OSBE-së.

"OSBE do të organizojë zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë. Marrëveshja është arritur të shtunën mes OSBE së dhe qeverisë serbe", tregojnë këto burime.

Arritjen e kësaj marrëveshjeje e ka konfirmuar edhe i ashtuquajturi ministër për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç.

"Po, është e vërtetë. Kemi arritur marrëveshje me OSBE-në. Ata do të merren me organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë. Kaq mund të them për momentin", tha Bogdanoviç

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)