17 Maj 2024

OSBE: Nevojiten masa ligjore të strukturuara

Prishtinë, 1 tetor - Pavarësisht nga progresi qenësor në krijimin e kornizës ligjore të domosdoshme për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe komuniteteve, nevojitet që të bëhet më shumë për t’i vënë ato në praktikë, përfundon raporti i publikuar sot nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Raporti “Masat e implementimit për legjislacionin që prek të drejtat e njeriut në Kosovë”, vlerëson deri në çfarë mase legjislacioni dytësor si dhe strategjitë e programet qeveritare janë miratuar si hap drejt implementimit të ligjeve që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, kundër- diskriminimin, qasjen në dokumente personale, të drejtat e komuniteteve dhe gjuhës si dhe mbrojtjen kundër dhunës në familje. Raporti rekomandon masa konkrete aty ku nevojiten më shumë veprime.

Raporti gjen se legjislacioni dytësor kundër diskriminimit, mbrojtjes kundër dhunës në familje, të drejtat e njeriut dhe komuniteteve është zhvilluar vetëm pjesërisht. Strategjitë për mbrojtje të drejtave të të gjitha komuniteteve, dhe mbrojtja e vendeve të trashëgimisë kulturore dhe fetare, nuk janë përpiluar përkundër skadimit të afatit ligjor.

“Koncepti i sundimit të ligjit në një shoqëri demokratike nënkupton jo vetëm miratimin e legjislacionit të domosdoshëm por gjithashtu edhe një seri masash të mëtejme për implementimin e tij”. Këto masa janë kryesore për të vënë kornizën ligjore në praktikë”, tha ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Departamentit për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete në Misionin e OSBE-së në Kosovë, Hjortur Sverrison.

Raporti përshëndet krijimin e një indeksi zyrtar të legjislacionit dytësor, dhe mënyrën e njëtrajtshme se si ky legjislacion është publikuar. Ai gjithashtu thërret për sigurimin e respektimit të plotë të përdorimit të gjuhëve zyrtare, përfshirë mbështetjen e madhe për Komisionerin për Gjuhët.  

Misioni i OSBE-së është i mandatuar me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni monitoron dhe publikon raporte të rregullta për implementimin e legjislacionit në nivel të mbrojtjes dhe të drejtat e komuniteteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)