06 Maj 2024

OSBE ndihmon përmirësimin në vendimmarrjen komunale

Prishtinë, 18 nëntor - Një punëtori për pjesëmarrje të publikut në çështjet komunale ka përfunduar në Mavrovë, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, më 18 nëntor 2011. Ngjarja ishte organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Pesëdhjetë e pesë pjesëmarrës nga shoqëria civile dhe zyrtarë të nivelit lokal kanë diskutuar për implementimin e kornizës ligjore që rregullon pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje komunale.

Një theks i veçantë i është kushtuar pjesëmarrjes së rinisë përmes këshillave lokalë për veprim rinor, dhe për punën e komisioneve konsultative, që përbëhen nga shoqëria civile dhe përfaqësues të komuniteteve të cilët lobojnë dhe këshillojnë komunat për çështjet që radhiten nga arsimi dhe mirëqenia sociale deri te planifikimi urban dhe bujqësor.

“Ndërtimi i mirëbesimit ndërmjet zyrtarëve dhe shoqërisë civile rreth roleve dhe përgjegjësive të tyre në sigurimin e pjesëmarrjes publike në procesin e vendimmarrjes komunale është qenësore për zhvillimin demokratik dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për njerëzit nëpër komuna,” tha Jan Lueneburg, Shef i Seksionit për Qeverisje Lokale në Misionin e OSBE-së në Kosovë.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë dëshiron të kontribuojë në krijimin e mekanizmave efikas të pjesëmarrjes publike, përfshirë pjesëmarrjen nëpër komisione konsultative komunale”.

Punëtoria në Mavrovë shënon përfundimin e aktiviteteve njëvjeçare të Misionit në mbështetje të themelimit të 27 komisioneve konsultative komunale në Kosovë.

“Gjërat kanë ndryshuar tani në komunën tonë”, tha Sabit Nura, Kryesues i Komisionit Komunal Konsultativ për Zhvillim Ekonomik të Vushtrrisë.

“Për herë të parë neve na është dhënë mundësia për ta rishikuar buxhetin për vitin 2012 dhe për t’i dhënë rekomandimet dhe ne jemi të inkurajuar që të shohim se sugjerimet tona për rritje të buxhetit për bujqësi janë marrë parasysh”.

Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar me ndërtimin e institucioneve demokratike. Misioni po ndihmon komunat në Kosovë që t’i bëjnë reformat në harmoni me Kartën Evropiane të Vetë-Qeverisjes Lokale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)