04 Maj 2024

OSBE fton shoqërinë civile të dorëzojë propozime për projekte

Prishtinë, 3 janar - Misioni i OSBE-së në Kosovë fton organizatat e shoqërisë civile në rajonet e Gjilanit dhe Prizrenit që t’i dorëzojnë propozimet e projekteve për fuqizimin e grupeve të cenueshme, pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje komunale dhe përmirësimin e qasjes në shërbimet komunale.

Propozim- projektet e suksesshme do të marrin mbështetje deri në 7.000 euro secili.
 
Afati për dorëzimin e propozimeve është 20 janari 2012. Ndërsa mund të dorëzohet numër i pacaktuar i propozimeve, por vetëm një projekt për një organizatë të shoqërisë civile do të mbështetet.

Të gjitha informatat relevante, përfshirë edhe aplikacioni i projektit, mund të gjenden në faqen e internetit të Misionit të OSBE-së http://www.osce.org/kosovo/86768. Aplikacionet duhet të plotësohen dhe dërgohen në një nga zyrat e OSBE-së të shënuara në Ftesën për Paraqitje të Projekteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)