15 Maj 2024

Organizohet kampi veror për personat me aftësi të kufizuara

Prishtinë, 24 gusht - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, fondacioni italian „Roberto Bazzoni“ dhe ambasada finlandeze  në Prishtinë  edhe këtë vit kanë mundësuar organizimin e kampit veror për personat me aftësi të kufizuara, gjegjësisht për Shoqatën e Paraplegjikëve  dhe Paralizës së Fëmijëve “Handikos”, që po mbahet në Durrës.

Për të parë kushtet e akomodimit dhe për të shprehur përkrahjen ndaj këtyre personave, por edhe me ftesë të kryetarit të “Handikos”-it, Afrim Maliqi, këtë kamp e ka vizituar zv/ministri i MPMS-së, Fatmir Shurdhaj, i cili shoqërohej nga këshilltari i MPMS-së, Viktor Mehana. 

Shurdhaj duke parë nga afër kushtet e akomodimit është shprehur se kjo kategori meriton një respekt dhe përkushtim të veçantë, duke premtuar se MPMS-ja do të vazhdoj edhe në të ardhmen të ketë një trajtim të dinjitetshëm për këto kategori, sepse këtë trajtim edhe e meritojnë.

Udhëheqësi i “Handikops”-it, Afrim Maliqi, por edhe familjarë që shoqëronin të afërmit e tyre, u shprehën të kënaqur me kushtet e akomodimit dhe se ndjehen tepër të nderuar nga ky organizim por edhe nga vizita që u bëri zv/ministri Shurdhaj, ndaj të cilit shprehën falënderim të veçantë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)