01 Maj 2024

Opozita siriane premton njohjen e Kosovës

Prishtinë, 26 prill - Prishtinë, 26 prill - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të opozitës siriane, e cila po bënë përpjekje të jashtëzakonshme për demokratizimin e Sirisë.

Ministri Hoxhaj në takim ka shprehur përkrahjen e plotë dhe të gjithanshme të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për aspiratat dhe vizionin e popullit sirian për të futur Sirinë në rrugën e demokracisë.

Hoxhaj tha se aspirata që ka opozita në Siri dhe aspirata që kanë pasur qytetarët e Kosovës para disa vitesh është e njëjtë, duke shprehur mbështetjen e gjithanshme për opozitën siriane.

“Qeveria e Republikës së Kosovës edhe më shumë do ta mbështes opozitën në Siri. Ne jemi të shqetësuar për gjendjen në Siri për shkeljen masive të të drejtave të njeriut dhe po ashtu jemi të interesuar që në të ardhmen në një mënyrë të mbështesim edhe financiarisht opozitën në Siri dhe jemi të interesuar që çdo kërkesë që ka opozita siriane, brenda mundësive tona, realisht t’i mbështesim aspirata e tyre edhe agjendën e tyre që Siria të jetë vend demokratik”, tha ministri Hoxhaj.

Ministri po ashtu përkujtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Jashtme kanë qenë të parët në Ballkan që kanë mbështetur në mënyrë zyrtare dhe publike një Siri demokratike dhe të lirë dhe vizionin e qytetarëve të saj.

Ndërsa, Ammar Abduhamid, aktivist liberal pro-demokracisë në Siri, tha se ai dhe delegacioni që po viziton Kosovën janë të inspiruar që janë në Kosovë dhe që po shohin një shtet se si po rritet, si po ndërtohet dhe si po stabilizohet, duke u shndërruar në një shtet që është i gatshëm të marrë vendime shumë të rëndësishme dhe shumë simbolike për botën.

“Dhe unë mendoj se çdo njeri që sheh konfliktin në Siri mund të shoh ngjashmëri me çfarë ka kaluar Kosova, andaj ne në fakt jemi këtu që të mësojmë nga eksperienca juaj, se si keni arritur të menaxhoni për një periudhë shumë të shkurtër të kohës stabilizimin e shtetit, të fitoni përkrahje ndërkombëtare dhe të ndërtoni kohezion të brendshëm”, tha Abduhamid.

Ai theksoi se opozita demokratike siriane dëshiron që të ndjek shembullin e Kosovës, kurse ka premtuar që pas çlirimit të vendit, në një të ardhme të afërt, Siria do të vizitohet nga Ministri i Jashtëm i Kosovës dhe se Siria e Kosova do të vendosin marrëdhënie diplomatike si dy shtete që kanë menaxhuar me sukses tranzicionin drejt demokracisë, duke theksuar se pas triumfit të demokracisë në Siri, njohja e Kosovës do të jetë një ndër çështjet e para në agjendën ndërkombëtare të këtij shteti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)