15 Maj 2024

Opozita kundërshton krijimin e një ekipi të unitetit

Prishtinë, 10 gusht - Partitë opozitare në Kosovë e kundërshtojnë idenë e krijimit të një Ekipi të Unitetit për bisedimet politike me Serbinë, që pritet të nisin në tetor të këtij viti.

Sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish - Ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, konsensusi politik për çështjet shtetërore do të sillte rezultate pozitive.

Por Hyseni e sheh të panevojshme që në kuadër të konsensusit të krijohet një trup mbi institucionet e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Çështja kyçe, që sipas tij duhet të definohet para se të hyhet në bisedimet me Serbinë, është ajo si po hyhet në to. Sipas Hysenit, përvojat e deritanishme me bartësit e dialogut me Beogradin kanë bërë që të humbet besimi te mënyra e tyre e dialogimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)