28 Prill 2024

Omani i gatshëm të thëlloj marrëdhëniet me Kosovën

Prishtinё, 10 shtator - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, pas kontakteve të fundit me përfaqësuesit e Sulltanatit të Omanit, sqaron se ky vend, është i gatshëm të vazhdoj thëllimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike me Republikën e Kosovës.

Pacollit, i është rikonfirmuar mbështetja e Omanit për popullin dhe Institucionet e Kosovës. Sulltanati i Omanit njeh pasaportat e Republikës së Kosovës, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mallrave, të ideve dhe bashkëpunimin ndërbiznesor.

Zv.Kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, thekson se çështja e njohjes nga Sulltanati i Omanit, po trajtohet me kujdes, pasi ky vend edhe zyrtarisht pranon thëllimin e bashkëpunimit me Republikën e Pavarur të Kosovës.

Zv.Kryeministri, Pacolli, gjendet aktualisht në Afrikë në kuadër të angazhimeve lobuese për njohje të reja për shtetin e Pavarur të Kosovës. Emrat e vendet të cilat do t’i vizitoj, Behgjet Pacolli gjatë ditëve në vijim, në këtë turne lobues, tani për tani nuk do të bëhen publik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)