03 Maj 2024

Ollbrajt rikonfirmoi mbështetjen e saj për Republikën e Kosovës

Prishtinë, 5 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar sot një takim me ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Medllin Ollbrajt.

Në takimin miqësor, kryeministri Hashim Thaçi shprehu mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm që ish-sekretarja Ollbrajt ka luajtur dhe po luan në mbështetje të zhvillimeve demokratike në Republikën e Kosovës.

Në takim, kryeministri Hashim Thaçi e njoftoi znj.Ollbrajt për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për reformat që janë ndërmarrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike.

Nga ana e saj, ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, znj.Medllin Ollbrajt rikonfirmoi mbështetjen e saj për Republikën e Kosovës, për integritetin dhe sovranitetin e saj, si dhe për procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës.

Znj.Ollbrajt po ashtu përgëzoi kryeministrin Thaçi për marrëveshjet e arritura në Bruksel, si dhe për fillimin e procesit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)