18 Maj 2024

OKB dënon vrasjen e çiftit serb

Prishtinë, 8 korrik - Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, ka dënuar vrasjen e çiftit serb në Talinovc të Ferizajt.

 \"Ata që kryejnë akte të tilla i bëjnë dëme të tmerrshme reputacionit dhe aspiratave të popullit të Kosovës\", ka thënë Zarif përmes një deklarate për media.

Ai gjithashtu përgëzoi reagimin e shpejtë të institucioneve të nivelit të lartë pas ngjarjes së ndodhur.

\"Krimet e tilla të tmerrshme nuk duhet të lejohen të mbesin të pazgjidhura ose të pandëshkuara\", tha Zarif, transmeton REL.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, me përkatësi serbe, rreth moshës 55 vjeç, të premten në mbrëmje janë gjetur të vrarë në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë përjashtuar motivin etnik si të mundshëm në vrasjen e çiftit Jevtic në Talinovc

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)