17 Maj 2024

OJQ-të kërkojnë ligj për konfiskim e jo për amnistim

Prishtinë, 24 shtator - Forumi Këshillues i OJQ-ve për pakon Ligjore Antikorrupsion edhe njëherë shprehë pakënaqësinë për projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurive të fituara me anë të veprave penale të dërguar nga Qeveria në Kuvend.

Forumi i OJQ-ve e  konsideron si të pa pranueshëm këtë projektligj, për arsye se as për së afërmi nuk i plotëson nevojat e shoqërisë kosovare për rregullimin e fushës së konfiskimit të pasurive të fituara në mënyrë të kundërligjshme.

Ky projektligj sipas tyre nuk i përmban elementet kryesore që duhet t\'i ketë një ligj që merret me konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë jo-ligjore.

\"Konsiderojmë se pa ndryshimin e emërtimit të projektligjit nga pasuri të fituara me vepër penale në pasuri të fituara në mënyrë të kundërligjshme të gjitha dispozitat tjera ligjore që i ka ky projekt ligj do të jenë të kota.\"

\"Për ne si Forum elementi i panegociueshëm dhe i padiskutueshëm është se ky projektligj duhet të emërtohet si ligji për konfiskimin  e pasurive të fituara në mënyrë të kundërligjshme\", thuhet në njoftimin e këtij forumi.

Kjo për arsye qe sipas këtyre OJQ-ve, do t\'u krijoj organeve të ndjekjes dhe gjykimit dispozita në bazë të të cilave mund të konfiskojnë pasuri të fituara në mënyrë të kundërligjshme pa ekzistuar fare figura e ndonjë vepre penale të paraparë në Kod Penal.

Elemente tjera shtesë që Forumi Këshillues i OJQ-ve i konsideron që duhet të përmbajë ky projektligj janë: barra e provës të bartet tek i dyshuari kur kemi të bëjmë me dyshime se  i dyshuari ka pasuri të fituara në mënyrë të kundërligjshme; pastaj lejimi i retroaktivitetit të ligjit  për të gjitha pasuritë e fituara në mënyrë të kundërligjshme pa marrë parasysh kohën e fitimit të pasurisë,; gjithashtu krijimi i strukturave të veçanta për konfiskim brenda institucioneve ekzistuese  do të ndihmonte në luftimin e fenomenit të pasurimit të paligjshëm.
          
\"Edhe një herë theksohet se nëse ky ligj kalon i tillë sikurse është propozuar nga Ministria e Drejtësisë, ai nuk ndihmon në luftimin e krimit të organizuar dhe konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë të kundërligjshme.\"

\"Mirëpo do të amnistojë të gjitha ata persona që pas lufte e tutje kanë krijuar pasuri milionëshe nga hiq gjë. Pra ky projekt-ligj më tepër shihet si legalizim i pasurive të paligjshme të krijuara deri me tani nga persona të caktuar, sidomos të nivelit të lartë politik dhe të tjerët.\"

Forumi Këshillues i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që të mos e votoj këtë projektligj që të kaloj leximin e parë në Kuvend dhe të vazhdoj procedurën drejt miratimit, mirëpo ta rikthej në Qeveri dhe të jep rekomandime se si të ndërtohet ky projektligj në mënyrë që të kemi një ligj që do të ndihmojë rregullimin e fushës, se sa të krijojmë në ligj sa për të shtuar një numër ne legjislacionin penal dhe për të plotësuar  gjoja një standard evropian drejt liberalizmit të vizave dhe proceseve integruese 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)