28 Prill 2024

Nuk ka kërkesë për të njohur Kosovën

Beograd, 23 qershor  - Shefi i ekipit negociator të Serbisë në dialogun me Kosovën, Borislav Stefanovic, ka paralajmëruar se rezultatet e para të bisedimeve midis dy palëve mund të priten në fillim të muajit të ardhshëm në takimin e rregullt të delegacioneve në Bruksel.

Rreth kërkesave që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, të cilat këto ditë sërish po dëgjohen joformalisht nga disa përfaqësues evropianë, StefanoviC i tha Tanjugut se këto janë interpretime individuale, se nga ne askush nuk po e kërkon këtë, e as që do ta bëjnë këtë, meqë “thjesht nuk ka mënyrë që Serbia të detyrohet për një gjë të tillë”.

“Ne i bashkohemi optimizmit që ka shfaqur ndërmjetësi i bisedimeve, Robert Cooper, që e kanë transmetuar edhe mediet e Prishtinës, se jemi shumë afër zgjidhjes së çështjeve të lëvizjes së lirë, kadastrit, librave amzë, e ndoshta edhe për çështjen e energjisë elektrike, dhe shpresoj se në mbledhjen e parë të ardhshme, që do të jetë në fund të qershorit ose në fillim të korrikut në Bruksel, do të kemi të zgjidhura çështjet që përmirësojnë jetën e njerëzve në Kosovë”, është shprehur Stefanovic.

Ai ka thënë se zgjidhjet janë shumë afër dhe shpreson se në Bruksel do të mund t’i shpallin rezultatet e bisedimeve të deritashme, që është rezultat i komunikimeve shumështresore, siç është shprehur ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)