05 Maj 2024

Noteria në fokus të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Estonisë

Talin, 9 dhjetor - Një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës, i përbërë nga Vigan Qorrolli, Shef i Kabinetit, Muharrem Mahmutaj, Këshilltar Politik dhe Elbasan Dervishaj, Udhëheqës i Zyrës për Noteri pranë MD-së, po qëndron në Talin me ftesë të Ministrisë së Drejtësisë të Estonisë.

Vizita ka për qëllim shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy vendeve në fushën e Noterisë, i cili sistem do të fillojë së aplikuari për herë të parë në Kosovë në fillim të vitit 2012, përderisa Estonia si liderë në Evropë në fushën e e-qeverisjes, gjithashtu e ka të integruar edhe sistemin e e-noterisë, ku qytetarët mund të kryejnë shërbimet noteriale përmes internetit.

Delegacioni nga Kosova është pritur në Ministrinë estoneze të Drejtësisë, nga Zëvendëssekretari Gjeneral, Marko Aavik dhe Drejtoresha e Zyrës Ligjore, Hettel Varik. Në këtë takim është diskutuar për së afërmi përvoja e gjatë estoneze e themelimit të noterisë dhe karakteristikat e këtij sistemi.

Po ashtu, një vizitë pune zyrtarët e MD-së kanë pasur edhe në Odën e Noterëve të Estonisë, ku janë pritur nga Drejtoresha Ekzekutive e Odës, Eve Strang. Më këtë rast, është shprehur gatishmëri e plotë e palës estoneze në ofrimin e përvojës së tyre në themelimin e Odës së Noterëve të Kosovës, e cila do të konstituohet së shpejti.

Përveç takimeve, janë realizuar edhe vizita në disa zyra noteriale në Talin, prej nga së afërmi është parë praktika dhe ofrimi i shërbimeve të këtyre zyrave. Në këtë vizitë, delegacioni i Kosovës po shoqërohet gjithashtu nga Michel Merlotti, Drejtor i projektit zviceran për themelimin e Noterisë në Kosovë dhe Bashkim Preteni, anëtar i projektit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)