04 Maj 2024

Norvegjia jep 75 mijë euro për projektin e mamografit mobil

Prishtinë, 25 maj - Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë dhuroi 75 mijë euro për projektin e  mamografit mobil, projekt i Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës.

Ky projekt ka të bëjë me blerjen e kësaj pajisjeje, dhe do të ofrojë shërbime  të kontrollit dhe diagnostifikimit të kancerit të gjirit dhe mitrës  për gratë në të gjitha viset e Kosovës.

 GGD-ja për këtë arsye nënshkroi një memorandum të bashkëpunimi edhe me këtë ambasadë. Memorandumi  u  nënshkrua nga kryetarja e GGD-ës, znj. Teuta Sahatqija dhe   ambasadori i  Norvegjisë, Jan Braathu.

Menaxherja e projektit, deputetja Donika Kadaj Bujupi,  tha se sot po fillon zbatimi i projektit, falë veprimit fisnik të Ambasadës dhe ambasadorit. 

Ajo e falënderoi ambasadorin në emër të grave të Kosovës për ndihmën e tij në blerjen e mamografit mobil dhe më këtë  rast i ftoi donatorët e tjerë që të ndjekin rrugën e Ambasadës Norvegjeze.

Ambasadori Braathu tha se është i impresionuar me punën e GGD-ës, që  është shembulli shumë i mirë se si deputetët duhet të ndihmojnë popullin. Në këtë rast deputetet kujdesen për shëndetin e gruas.

Ai tha se kjo është iniciativë, jo vetëm humane, por edhe ekonomike, kur kihen parasysh efektet e testimit të hershëm të kësaj sëmundjeje.

Ai po ashtu ftoi personat dhe organizatat, të cilët kanë mundësi ta përkrahin këtë nismë, duke kontribuar me aq sa kanë mundësi.

Kryetarja e GGD-ës, znj. Teuta Sahatqija e njoftoi  ambasadorin Braathu se ky projekt është gjithëpërfshirës, pasi përfshin edhe  përgatitjen e stafit profesional, që do të punojë me të, si dhe mirëmbajtjen e tij. 

Anëtarja e Bordit të GGD-ës Alma Lama tha se ky projekt ka agjendë të dyfishtë, së pari do të kujdeset për shëndetin e grave, dhe së dyti për ngritjen e vetëdijesimit për rolin e tyre në familje dhe shoqëri.

Ndërsa,  Suzan Novobërdali tha se ky mamograf do të udhëtojë edhe nëpër viset ku jetojnë minoritetet në Kosovë dhe do të shërbejë si urë lidhëse mes komuniteteve. 

Për blerjen e kësaj aparature GGD-ja,  ditë më parë ka nënshkruar memorandumin e parë me KCSF-ën, e cila do të menaxhojë fondet dhe procedurat e blerjes deri në momentin e dorëzimit , kurse sot ky memorandum që u nënshkrua shënon fillimin e mbledhjes së fondeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)