28 Prill 2024

Norvegjia edhe në të ardhmen do të mbështesë Kosovën

Prishtinë, 23 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin norvegjez, Sverre Johan Kvale, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.

Ambasadori Kvale e falënderoi kryetarin Krasniqi për pritjen dhe e përgëzoi atë për punën që është bërë në Kuvendin e Kosovës.

Duke përkujtuar se Norvegjia është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën, Kvale tha se shteti i tij edhe në të ardhmen do të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimeve evropiane.

Në këtë takim, ambasadori norvegjez shprehu bindjen se edhe pasardhësi i tij do të mirëpritet nga institucionet e Kosovës.

Kryetari Krasniqi, ndërkaq, e falënderoi ambasadorin Kvale për kontributin e tij në forcimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.

 Duke e siguruar atë se edhe me pasardhësin i tij bashkëpunimi do të jetë i kënaqshëm veçanërisht në mes të kuvendeve, Krasniqi i uroi ambasadorit Kvale suksese në vazhdimin e karrierës së tij diplomatike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)