04 Maj 2024

Norvegjia e interesuar të investojë në drejtësi dhe ekonomi

Prishtinë, 23 nëntor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin ka biseduar për gjendjen aktuale në Kosovë dhe hapësirat për bashkëpunim.

Gjatë këtij takimi, Ambasadori Braathu tha se Kosova do të mbetët lartë në listën e prioriteteve të shtetit norvegjez dhe shprehi interesimin për sa më shumë marrëdhënie bilaterale në mes të dy vendeve.

Ambasadori tha se interesim i veçantë i shtetit të tij për investime në Kosovë, janë fusha e drejtësisë, edukimit dhe ekonomisë.

Në anën tjetër, Zëvendëskryeministri Kuçi pasi falënderoi Ambasadorin Braathu, për ndihmën e vazhdueshme që shtetit norvegjez po jep për Kosovën, kërkoi ndihmë në adresimin e sfidave që kanë dalë nga Raporti i Progresit, si dhe kërkoi që në mes të dy vendeve të fillojnë negociatat për lidhjen e marrëveshjeve për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)