29 Prill 2024

Norvegjia do të japë kontribut për blerjen e Mamografit mobil

Prishtinë, 23 maj - Grupi i Grave Deputete, kryesuar nga znj. Teuta Sahatqija, priti sot në  një takim ambasadorin  Norvegjisë në Kosovë, Jan Brathu. Znj.

Teuta Sahatqija e njoftoi mysafirin me angazhimet e GGD-ës, e në këtë kuadër edhe për  projektin që ka të bëjë me blerjen e Mamografit mobil.

Ajo tha se në këtë projekt GGD-ja  ka partnerë, ndërsa  ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me KCSF-ën, i cili ka marrë përgjegjësinë lidhur me fondet dhe menaxhimin e tyre.

Znj. Donika Kadaj Bujupi, menaxhere e projektit,  foli për takimet e shumta që GGD-ja po i bën për këtë qëllim, duke  shpjeguar se ky projekt, pos blerjes së aparaturës mobile përfshin edhe përgatitjen e ekspertëve, mirëmbajtjen, sensibilizimin e grave etj.

Deputetja  Lama tha se ky është projekt, nga i cili do të përfitojnë të gjitha gratë e të gjitha komunave dhe të të gjitha nacionaliteteve.

Ambasadori Brathu pasi përgëzoi deputetet për këtë iniciativë kaq të mirë, premtoi se Norvegjia do të japë kontribut për realizimin e kësaj  nisme. 


Pritet që më 25 maj të nënshkruhet memorandumi mes GGD-ës dhe Ambasadës Norvegjeze.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)