30 Prill 2024

Nisin pakënaqësi në partinë e Pacollit

Prishtinë, 14 shtator - Lindin pakënaqësi në partinë e Bexhet Pacollit, AKR. Dega e II e AKR-së, që përfaqësohet nga Gëzim Mehmeti, Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i AKR-së, ka shfaqur pakënaqësinë e saj ndaj zhvillimeve të fundit në parti.

\"Partia duhet të udhëhiqet mbi bazën e statutit dhe jo tekeve të individëve në mënyrë jotransparente\", ka thënë ai.

\"Të mblidhen sa më shpejtë organet partiake si Kryesia dhe Këshilli Drejtues që nuk është mbledhur qe gjashtë muaj, dhe që të procedohet zgjedhja e Kryetarit\" thuhet në reagim.

Por habit fakti që rrebelimi nuk ka sjellë asnjë reagim nga kryesia qendrore e kësaj partie.