03 Maj 2024

Nisin hetimet ndaj Behgjet Pacollit

Prishtinë, 6 prill - Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur hetimet ndaj Zv. Kryeministrit të Kosovës Behgjet Pacolli, për konflikt interesi me rastin e nënshkrimit të memorandumeve në Nigeri, si përfaqësues i kompanisë “Seagas”.

Procedura është bazuar në raportet e “Kohës Ditore”, të publikuara javën e shkuar ndërsa Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë, ka thënë se do të prononcohet publikisht vetës pasi të përfundojë hetimi .

Kjo, për shkak se me ligj zyrtarëve të Agjencisë u imponohet të mbajnë të fshehur informacionet gjatë procedurës së hetimit. Megjithëse ai ka premtuar publikimin e rezultateve, kur të jepet fjala e fundit në këtë rast.

Gazeta ka publikuar gjatë javës së shkuar dy raporte, që flasin për përfaqësim biznesesh nga Pacolli, ndonëse ka funksion prej zëvendëskryeministri.

Në të parin është treguar se në ueb-faqen zyrtare të qeverisë së shtetit nigerian, është publikuar lajmi se qeveria e Kosovës do të ndërtojë një impiant 500 megavatësh të energjisë elektrike.

Në emër të Kosovës, sipas web-faqes “imostate.gov.ng”, firmën e ka vënë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Në të dytin gazeta ka publikuar përmbajtje të dy memorandumeve ku Pacolli vë nënshkrimin në cilësinë e përfaqësuesit të firmës “Seagas”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)