05 Maj 2024

Nis fushata "Ta pastrojmë Kosovën’"

Prishtinë, 24 maj - Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit, 24 maj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi se bashku me Presidenten Atifete Jahjaga dhe Ministrine Mjedisit Dardan Gashi do ta hapin fushatën e pastrimit “Ta pastrojmë Kosovën”.
 
Kryeministri Thaçi ka shprehur përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për organizimin e kampanjës “Ta pastrojmë Kosovën”, që siç ka thënë z. Thaçi, ka për qëllim vetëdijesimin dhe mobilizimin e shoqërisë dhe institucioneve për një qasje më proaktive dhe më rezultative në mbrojtjen e mjedisit.

“Prioritet i rëndësishëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës është mbrojtja e mjedisit, si një nga parakushtet kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës. Në këtë angazhim, Qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë duke miratuar legjislacionin më bashkëkohor në këtë fushë, si dhe me theks të veçantë duke marrë vendime që ndalojnë degradimin e mjedisit” – theksoi kryeministri Thaçi.

Edhe misioni i OSBE-së në Kosovë do ta mbështesë fushatën “Ta pastrojmë Kosovën” që është pjesë e lëvizjes globale “Ta pastrojmë botën”.

Rreth 130 punëtorë të OSBE-së do të mobilizohen nëpër tërë Kosovën që të ndihmojnë rreth 50,000 vullnetarë për të mbledhur mbeturina dhe pastruar ambientin.

Shefi i Misionit të OSBE-së Ambasadori Werner Almhofer dhe Ministri i Ambientit Dardan Gashi do t’iu bashkëngjiten vullnetarëve në aktivitetet e pastrimit sot më 24 maj, para Stadiumit të Prishtinës duke filluar nga ora 11:30.

Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën 2012”, synon të jetë nisma me e madhe për pastrimin e vendit që do të shtrihet në qytete, fshatra dhe në çdo lagje të Kosovës.

“Let’s Do It World”, një iniciativë që ka nisur në Estoni në vitin 2008 dhe është shtrirë në më shumë se 85 vende të tjera të botës, synon të mobilizojë edhe në Kosovë shoqërinë civile, grupet vullnetare dhe qytetarët që për një ditë - 24 maj, të dalin dhe të mbledhin mbeturinat në vendin ku jetojnë.

Aksioni do të organizohet nga ekipi i “Let’s do it Kosova”, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe shumë organizata joqeveritare të cilat i janë bashkuar kësaj iniciative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)