01 Maj 2024

Nis dialogu për sundimin e ligjit mes Kosovës dhe Komisionit Evropian

Bruksel, 30 maj - Sot në Bruksel, u mbajt takimi i parë inaugurues për “Dialogun e Strukturuar për Sundim të Ligjit”, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Delegacioni i Qeverisë së Kosovës, i kryesuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në përbërjen e të cilit janë edhe Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, ndërsa prezent ishin edhe Kryesuesi i KGJK, Enver Peci, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, Drejtori i Policise, Shpend Maxhuni, kryetarët e komisioneve parlamentare, Ahmet Isufi, Lutfi Haziri dhe Arben Gashi, si dhe Drejtori i AKK, Hasan Preteni, kanë zhvilluar këtë takim me Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule, Komisioneren për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom dhe përfaqësues të tjerët të drejtorive të përgjithshme të KE-së, prej te cilës kanë konkluduar pikat kryesore të dialogut dhe të cilat do të ishin gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Komisioni Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës u pajtuan që Kosova duhet të vazhdoj punën për reformën në fushën e drejtësisë në Kosovë. Qeveria e ka informuar KE-në për punën që është bërë në reformën e sistemit gjyqësor, duke finalizuar Kodin Penal si dhe Kodin e Procedurës Penale si dhe punën rreth amandamentimit të legjislacionit për fushën e Gjyqësorit dhe Prokurorisë.

Për sa i takon luftës kundër korrupsionit, delegacioni qeveritar ka prezantuar rreth hapave të ndërmarra Brenda Këshillit Kombëtar kundër Korrupsionit, si dhe ka informuar KE-në në hartimin e legjislacionit të ri që për qëllim ka ashpërsimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Dialogu i strukturuar për sundim të ligjit, do të zhvillohet tash e tutje dy herë në vit për t’i caktuar prioritetet për reformë në fushën e sundimit të ligjit dhe për t’i monitoruar rezultatet e arritura në këtë fushë. 

Takimi i ardhshëm do të mbahet së shpejti pas publikimit të studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim udhëheqës të institucioneve të drejtësisë sfidat të cilat dalin nga fushat e lartcekura në një fazë të hershme të procesit të zgjerimit, si dhe për transformimin e misionit të EULEX-it.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka pranuar garanca të forta nga KE, që ky dialog do të çojë përpara agjendën evropiane dhe assesi nuk është një mekanizëm që do të zëvendësoj procesin e vërtetë të integrimeve evropiane. Për më tepër, kjo do ta ndihmojë përafrimin e Kosovës me strukturat e Unionit Evropian dhe është në linjë me iniciativat e ngjashme në rajon.

Një lajm tjetër i rëndësishëm në Bruksel është dhënë edhe nga Komisionerja për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom, e cila ka konfirmuar se shtetet anëtare të Unionit Evropian janë akorduar rreth dhënies së Udhërrëfyesit për Liberalizim të vizave, i cili do t’ju kalohet institucioneve të Kosovës në mes të qershorit.

Në fund, të gjitha institucionet e Kosovës të prezantuara në këtë takim kanë rikonfirmuar  përkushtimin politik dhe afatgjatë, për t’i ndërmarrë gjitha reformat e nevojshme të cilat do të sjellin edhe rezultate konkrete, derisa sundimi i ligjit vazhdon të jetë top prioriteti kryesor dhe mbesin fuqimisht të përkushtuar për të arritur rezultate konkrete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)