04 Maj 2024

Nis balotazhi për kryetar të komunës së Ferizajit

Ferizaj, 27  maj - Sot në Ferizaj ka nisur raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunës ku në balotazh janë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Aliu, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj.

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Ferizaj ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

Demokracia në Veprim është duke monitoruar procesin zgjedhor në Ferizaj dhe nga monitoruesit tanë deri më tani shumica nga 25 qendrat e votimit në Ferizaj kanë qenë të gatshme për votim dhe janë hapur me kohë, përkatësisht në orën 7:00, përjashtuar tre vendvotime që kanë pasur vonesa deri në 10-15 min.

Duke pasur parasysh që në raundin e parë pjesëmarrja e qytetareve për të votuar ka shprehur shkallën më të ultë të pjesëmarrjes nga të gjitha zgjedhjet në Kosove dhe sot sipas të dhënave të Demokracisë në Veprim, deri në orën 09:00, kanë votuar mbi 2 për qind.

"Kjo indefirencë qytetare vjen ndoshta dhe si pasojë e kohës së hershme kur po raportojmë. DvV u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje."

Edhe policia rajonale e Ferizajt ka bërë përgatitjet që të jetë në secilën qendër të votimit, ndërsa monitoruesit e zgjedhjeve janë mobilizuar që ta përcjellin mbarëvajtjen e procesit.

Rrethi i parë i votimeve është mbajtur më 29 prill. Rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë treguar se kandidati i PDK-së, Aliu, ka fituar 40.7 për qind të votave, kurse Salihaj i LDK-së 24.09 për qind të votave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)