28 Prill 2024

Nigeria njeh Pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 12 shtator - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili gjendet aktualisht në Afrikë, në kuadër të angazhimeve lobuese, për njohje të reja për shtetin e Pavarur të Kosovës, njofton se sot, Republika e Nigerisë, pas shumë debateve të brendshme, ka marrë vendim për të njohur Republikën e Kosovës, si Shtet të Pavarur dhe Sovran.
 
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli gjatë angazhimeve për njohje të reja, ka zhivilluar një aktivitet të gjatë lobues në Nigeri.

Ai ka vizituar 3 herë ketë shtet në të kauarën dhe i ka mbajtur vazhdimisht të informuara autoritetet Nigeriane për zhvillimet demokratike në Kosovë, veçanërisht pas shpalljes së Pavarëisë.
 
Zv.Kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, thekson se njohja nga Nigeria është e rëndësisë së veçantë edhe për faktin se ky vend ka një ndikim të jashtzakonshëm në këtë pjesë të Botës.

Nigeria është një shtet me rreth 140 miljon banorë.

Pacolli gjatë këtij turneu lobues, ka vizituar Afrikën e Jugut, ku ka marrë premtime nga Presidenti i këtij vendi, shkelqesia e tij, z. Jacob Zuma, se Afrika e Jugut do ta procedoj me prioritet njohjen e Kosovës si shtet të Pavarur dhe Sovran.

Angazhimet lobuese të zv.Kryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, për njohje të reja, do të vazhdojnë në Republikën e Namibis, të Angolës dhe Tanzani.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)