07 Maj 2024

Nëse vazhdon dialogu të vihet si kusht implementimi i marrëveshjeve

Prishtinë, 7 qershor - Organizuar nga Fondacioni Friedrich Erbert Stiftung sot është mbajtur  në tryeza e rrumbullakët  lidhur me marrëveshjet e arritura në dialogun teknik në mes të Serbisë dhe Kosovës dhe ndikimi i tyre në perspektivën evropiane të Kosovës.

Debati i sotëm do të bazohet në studimin e përgatitur nga një grup ekspertesh, që përmban gjithë kronologjinë e procesit, me fakte e informata, me rezultatet e mundshme por edhe me gabimet eventuale.

Besa Luzha, koordinatore e programit tha se kjo do të jetë një mundësi, në rast se vazhdon dialogu, që Kosova të evitojë të gjitha kritikat dhe të jetë më e përgatitur në procesin e dialogut.

“Eventualisht nëse vazhdon dialogu atëherë së pari të vihet si kusht implementimi i marrëveshjeve të deritanishme, dhe pastaj perspektiva evropiane që i është ofruar si Serbisë si Kosovës nga BE-ja të jetë më e qartë.\"

\"Çelësi i suksesit, ne mendojmë se duhet të jetë përgatitija paraprake transparenca, konsultimet më të mëdha, llogaridhënia si dhe integrimi i Kuvendit si organi më i lartë legjislativ, i ekspertëve, opozitës, pra të jetë një koncensus i brendshëm”, tha Luzha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)