02 Maj 2024

Nënshkruhet marrëveshja për Statusin e Forcave mes SHBA dhe Kosovës

Prishtinë, 18 shkurt - Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, William Burns, dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, nënshkruan sot, me 18 shkurt 2012, një Marrëveshje për Statusin e Forcave, në Zyrën e Kryeministrit në Prishtinë, Kosovë.

Nënshkrimi i Marrëveshjes për Statusin e Forcave (MPSF) mes Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, riafirmon dhe forcon partneritetin e thellë mes dy shteteve.

Kjo mbështetë bashkëpunimin dhe partneritetin tonë aktual për të përparuar sigurinë e popullit të Kosovës dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe paqen në Ballkan.

MPSF siguron kornizën ligjore brenda cilës personeli civil i ushtrisë amerikane dhe Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, e të cilët nuk janë pjesë e misionit të NATOs, do të veprojnë në Kosovë.

Në bazë të kësaj, ky personel do të punojë me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për të zhvilluar tutje aftësitë e KSF-së në kryerjen e katër misioneve të saja thelbësore: Zjarrfikjen, Kërkimin dhe Shpëtimin, Largimin e Materieve të Rrezikshme, dhe Largimin e Mjeteve Eksplozive.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)