03 Maj 2024

Nënshkruhet bashkëpunimi mes GGD-ës dhe KCSF-ës

Prishtinë, 16 maj - Sot, në ambientet e Kuvendit të Kosovës,  u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Grupit të Grave Deputete dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile.

Në emër të GGD-ës Memorandumin e nënshkroi kryetarja Teuta Sahatqija, ndërsa në emër të KCSF Venera Hajrullahu.

Me këtë rast menaxherja e projektit Donika Kadaj Bujupi tha se ky Memorandum ka të bëjë  me blerjen e mamografit mobil.

Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është që të identifikojë qartas rolin dhe përgjegjësitë e secilës palë të përfshirë në zbatimin e Projektit për blerjen e mamografit mobil. GGD-ja  dhe KCSF-ja, duhet të sigurojnë se aktivitetet dhe përgjegjësitë e tyre janë kryer në pajtim me ligjet dhe rregulloret që janë në fuqi në Republikën e Kosovës.

Projekti për blerjen e mamografit mobil ka për qëllim t’i ndihmoj gratë, sidomos ato të zonave rurale, që të kenë qasje më të lehtë në shërbimet shëndetësore, si dhe të ngrejw vetëdijen e tyre mbi rrezikun që mund t’ u vijë nga kanceri në mitër dhe ai i gjirit.

Mamografi mobil është një aparaturë lëvizëse dhe do të jetë në dispozicion të të gjitha grave në secilën komunë të Kosovës, sipas orarit të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Kohëzgjatja e këtij Memorandumi është periudha brenda së cilës duhet të kryhen detyrat e projektit të përcaktuara me këtë memorandum, ndërsa  fillon në datën e nënshkrimit nga zyrtarët e autorizuar nga të dyja palët dhe përfundon në momentin e dorëzimit të mamografit mobil nga KCSF-ja në Ministrinë e Shëndetësisë, si  institucion pranues i përcaktuar zyrtarisht nga GGD-ja.

Kryetarja Teuta Sahatqija tha se GGD-ja  ka filluar këtë aktivitet qysh nga vjeshta dhe se janë gjetur shumë partner për ta ndihmuar këtë nismë.

“Ne do të fillojmë me donacionet –kontributin nga vetë  deputetet e do të vazhdojmë me donatorë të vendit dhe të jashtëm, të cilët  kanë shprehur vullnetin të ndihmojnë këtë projekt”, theksoi ajo.

Suzan Novobërdali tha se kjo nismë në fillim është shikuar me skepticizëm, por fatmirësisht ky aktivitet po gjen përkrahje.

Znj Hajrullahu tha se KCSF-ja do të menaxhojë fondet lidhur me blerjen e kësaj aparature, e cila do të kushtojë rreth gjysmë milioni euro.

Znj Sahatqija  njoftoi të pranishmit se shpejti do të nënshkruhen memorandumet edhe me partnerët tjerë të këtij projekti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)