10 Maj 2024

Nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti priti z. Samuel Zhbogar

Prishtinë, 2 maj - Nënkryetari  i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, kishte sot një takim me përfaqësuesin special të  BE-së në Kosovë, z. Samuel Zhbogar.

Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë.
Z. Zhbogar u interesua për punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës aktualisht dhe në muajt vijues, e në mënyrë të veçantë për punën legjislative rreth procesit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës.

Z. Sabri Hamiti me këtë rast theksoi se është i domosdoshëm liberalizimi i vizave , në mënyrë që qytetarët e Kosovës  të lëvizin të lirë në Evropë, duke dalë nga izolimi i tanishëm.

Bashkëbiseduesit theksuan se  bisedat  me Serbinë  nuk do të japin rezultat derisa të mos zbatohen marrëveshjet e arritura dhe derisa Serbia të mos shpërbëjë strukturat e veta në Kosovë.

Nënkryetari i Kuvendit Sabri Hamiti ritheksoi se nuk  ka bazë ligjore  që lejon  të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë dhe këtë e ka thënë  Kuvendi i Republikës së Kosovës në Rezolutën e 15 marsit  2012, duke e obliguar Qeverinë e Kosovës që të zbatojë këtë vendim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)