14 Maj 2024

Negociata sekrete mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 30 gusht - Një dokument diplomatik perëndimor nga Beogradi i shkruar me gjuhë të përafërt me atë të kabllogrameve amerikane, verifikon mossinqeritetin e shteteve të Quintit që një kohë të gjatë kanë kërkuar nga Prishtina dialog vetëm me “qytetarin e veriut” të Kosovës.

Sipas Zërit dokumenti që daton nga koha kur pushtetin në Serbi e kishte Boris Tadiq, flet për dëshirën e pranuar të Beogradit për negociata sekrete me Prishtinën.

Përgjatë këtyre negociatave, përmes një vendimi administrative do krijohej territor i veçantë i quajtur “Veriu i Kosovës”.

Ndonëse nuk përdoret askund termi autonomi për veriun, një prej pikave thotë: “Të drejta të zgjedhura dhe status për serbët që jetojnë në komunat e veriut të Kosovës, ku serbët përbejnë shumicën, duke e krijuar një rajon të vetëm të quajtur Veriu, me të drejta të veçanta të përfaqësimit”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)