03 Maj 2024

Në janar nis dialogu për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 2 janar - Viti 2011 ka qënë një vit i mbarë për Kosovën, më vazhdimin e dialogut me Serbinë si dhe me zhvillmet për konsolidimin e shtetit.

Por viti 2012 dhe sidomos muaji janar është vendimtar për Prishtinën zyrtare në një kohë kur BE ka dhënë sinjalin për liberalizimin e vizave. Ministrja e Integrimit Europian Vlora Çitaku deklaroi se gjatë vitit 2012 do të punohet me intensitet për të rritur progresin drejt negociimit me Bashkimin Evropian.

\"2012 do të filloj me një dinamizëm shumë më të lartë se vitet e tjera. Menjëherë në janar do të hapim dialogun për liberalizim të vizave, ndërsa në shkurt do të konstituohet Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian\", deklaroi Çitaku.

Sipas saj, në pjesën e parë të vitit 2012 do të organizohet Forumi i Nivelit të Lartë me qëllim të koordinimit sa më të mirë me komunitetin e donatorëve, ndërsa asistenca e Bashkimit Evropian në vlerë prej 70 milionë euro do të programohet deri në fund të muajit shkurt.

\"Reformat do të ndodhin me ata që dëshirojnë të jenë pjesë e reformave, ndërsa ata individë që do të identifikohen si pengesë në këtë rrugëtim nuk do të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë\", tha ministrja e Integrimit Evropian. Sipas Çitakut arritja më e madhe e vitit 2011 është materializimi i perspektivës Evropiane të Kosovës.

Gjatë muajit dhjetor burime nga Komisioni Evropian në Bruksel theksuan se dialogu për liberalizim të vizave me Kosovën do të fillojë më 19 janarin të 2012. Kjo datë i është propozuar ministrit të Brendshëm të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, nga ana e komisionares për çështje të brendshme, Cecilia Malmstrom.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)