27 Prill 2024

Ndërrimi i ambasadorëve përbën shkelje serioze të ligjeve

Prishtinë, 29 nëntor - Lëvizja Vetëvendosje! Ka bërë të ditur se ka analizuar dispozitat ligjore që e përcaktojnë ecurinë për emërimin dhe zëvendësimin e ambasadorëve të shërbimit diplomatik të Kosovës.

Puhie Demaku nga kjo lëvizje ka thënë se Vetëndosje konsideron se ndërrimi i ambasadorëve i propozuar formalisht nga Ministria e punëve të jashtme, e  iniciuar nga Kryeministri dhe Presidentja, përbën shkelje serioze të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

Po ashtu, sipas saj ka arsye etike dhe morale që për disa nga emrat e propozuar të mos procedohet më tutje për angazhimin e tyre në misionet diplomatike. 

“Asnjë nga kushtet e ligjit ne fuqi nuk vlejnë për të arsyetuar tërheqjen apo zëvendësimin e shefave të misioneve diplomatike e për më tepër ne disa herë tashmë e kemi ngritur çështjen e mungesës së një plani të veprimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme për misionet diplomatike”, ka deklaruar ajo.

Në anën tjetër, ajo ka thënë se këtë vit kemi qenë dëshmitar të diskriminimit të ambasadorëve në përfshirjen e proceseve të hartimit të strategjive (siç ishte ajo e njohjeve).

Domethënë ambasadorëve, jo që nuk u lejohet pjesëmarrja në hartimin e planeve operacionale por për më tepër nuk u shërbehet as plani i gatshëm i punës nga ana e ministrisë.

“Së fundmi kemi marrë letrën që zëvendësministri i Punë të jashtme, Ibrahim Gashi, apo nota sqaruese siç e kanë quajtur ata, të cilën ua kanë dërguar ambasadorëve dhe të ngarkuarve me punë, në të cilën zëvendësministri Gashi thotë se emërimet po bëhen me propozim të Kryeministrit dhe të Presidentes – që dëshmon se ata ose nuk i dinë ligjet në fuqi ose po i shkelin ato në mënyrë të qëllimshme për apetite partiake.”

E dyta, në këtë letër sipas saj premtohet ambasadorëve që janë pjesë e shërbimit se ata janë dhe do të jenë pjesë e këtij shërbimi – si mund të premtohet një gjë e tillë kur propozimet janë për zëvendësim të ambasadorëve.

Thuhet se këto lëvizje po bëhen në funksion të konsolidimit – si mund të jetë konsolidim ndërrimi i ambasadorëve kur ata sapo janë “stabilizuar” (bashkë me familjet e tyre në disa raste) dhe sapo kanë krijuar rrjetet që e mundëson mbarëvajtjen e punës së ambasadës?

Në fund thuhet se rotacioni po bëhet konform Rregullores për Shërbimin e Jashtëm, përderisa neni 9 thotë se rotacioni ndodh nëse zyrtarët shprehin dëshirë për një gjë të tillë.

Pas kësaj letre ne ua prezantojmë edhe dekretimin që Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ia bënë  ambasadorit aktual të Kosovës në Berlin z. Vilson Mirditës, për detyrën shtesë si ambasador jo rezident për Mbretërinë e Danimarkës, me datën 13 tetor 2011 – hiç më shumë se 5 javë para datës së sotme, dhe më pas ajo vendosë për ta zëvendësuar pikërisht këtë ambasador.

Sipas Kushtetutës – Neni 84, pika 25 – Kompetencat e Presidentit pika (25), Presidentja në këtë rast,  emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, me propozimin e Qeverisë. Siç shihet nga letra që sapo e shpalosëm, Presidentja e kompromisit, është në gjendje edhe të shkelë ligjet me rekomandim të qeverisë.

Demaku ka thënë ne fund se të gjitha këto fakte na dëshmojnë se Ministria e Punëve të Jashtme, Kryeministri e Presidentja nuk kanë as plan, as vizion, e as ide se çka është shërbimi diplomatik, si duhet të funksionojë ai dhe se cilat janë detyrat.

“Ata nuk i njohin as ligjet e as Kushtetutën, e për ma tepër shihet qartazi se i vetmi emërim që do të kishte qenë i dobishëm aktualisht, do të ishte ai i z. Sylejman Selimit në Shqipëri ku nuk kemi ambasador tash e një vit”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)