29 Prill 2024

Ndërkombëtarët duhet të dënojnë Serbinë për cenimin e sovranitetit të Kosovës

Prishtinë, 15 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë.

Kryeministri Albin Kurti ka deklauar se synimi për arsye të sigursië, si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet ndaj automjeteve që vinë nga Serbia, sidomos ato transportuese.

Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë “të rrëmbyer”, Kurti u bëri thirrje faktorit ndërkombëtar për të dënuar veprimet e Serbisë, dhe tha se është “i habitur nga heshtja e tyre”.

"Rasti i djeshëm ishte agression ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj Policisë së Kosovës që po lufton krimin dhe intencë për eskalim dhe destabilizim në kohën kur ne tashmë kemi propozuar planin 5-pikësh për de-përshkallëzim dhe stabilizim", tha kryeministri.

Këto komente Kurti i bëri gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, e cila u mbajt pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku morën pjesë autoritetet e institucioneve të sigurisë, drejtësisë dhe financave të Kosovës, pasi një ditë më parë, tre zyrtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit.

Ai është shprehur se ditën e djeshme ka komunikuar edhe me Hovenier dhe Escobar, të cilëve u ka thënë që KFOR-i të sjellë informacion para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, por ende nuk ka asnjë informacion.

“Mbrëmë kam pasur diskutime në telefon me Jeff Hovenier dhe Gabriel Escobar iu kam thënë që pres që KFOR-i të sjellë informacion para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, por asnjë informacion. Ne sot kemi shkruar vetëm me informacionet e Policisë se Kosovë e që janë të vërteta. Serbia thotë që ka arrestuar policët por është përpjekje për ta deformuar kidnapimin. Është cënim i sovranitetit territorial.”- tha Kurti.

Policia e cilësoi këtë si "kidnapim klasik të organizuar" brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)