17 Maj 2024

Ndarja e Kosovës, ide të ndryshme mes serbëve

Mitrovicë, 24 shtator - Serbët duken se janë të ndarë përsa i përket zërave për një ndarje të mundshme të Kosovës.

Kryetari i të komunës ilegjitime të Mitrovicës, Krstimir Pantiç ka thënë për agjensinë serbe B92 se qeveria serbe duhet të marrë parasysh mendimin e qytetarëve në veri të Kosovës, nëse do të zhvillohet referendum.

\"Është e qartë se presionet nga BE dhe nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare janë bërë shumë të fuqishme në fillim të mandatit të kësaj qeverie, gjë që është e pazakonshme, kështu që tregimi për ndarje mund të jetë njëri nga opsionet\", ka theksuar Pantiç.

Ndërsa Randjel Nojkiç, kryetar i Lëvizjes së Ripërtëritjes serbe, mendon se pasojat do të ishin të mëdha nëse pranohet ideja për ndarje të Kosovës.

\"Në këtë rast, institucionet në Prishtinë nuk do të kishin asnjë detyrim. Në të vërtetë, e gjithë ajo për të cilën është arritur marrëveshja, propozimi i Marti Ahtisaarit dhe ajo që është zgjidhur në bisedimet e deritashme si problem i Kosovës, do të binin në ujë. Në këtë rast do të zgjidhej vetëm çështja e serbëve nga veriu, ndërsa serbët e qendrës së Kosovës do të mbeteshin dëmi kolateral i kësaj zgjidhjeje\", thotë ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)