02 Maj 2024

Ndahen 56 certifikata kandidatëve që kanë jap provimin e Jurisprudencës

Prishtinë, 6 prill - Ministria e Drejtësisë sot ka organizuar  ceremoni në të cilën ka ndarë certifikata për 56 kandidatë që kanë dhënë Provimin e Jurisprudencës.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha se Provimi i Jurisprudencës është pjesë e projektuar si arkitekturë e drejtësisë në Kosovë dhe si pjesë e standardeve të domosdoshme në ndërtimin e sistemit të drejtësisë.

“Ne së bashku me partnerët ndërkombëtarë po e ndërtojmë sistemin e drejtësisë me ambicie të mëdha dhe me synime që të përmbushim pritjet e qytetarëve tanë, për një sistem që ofron drejtësi për të gjithë, që respekton të drejtat e liritë e njeriut dhe që drejtësia vendoset me përgjegjësi, profesionalizëm dhe guxim”, theksoi Ministri Kuçi.

Sipas Ministrit Kuçi, 56 juristë të certifikuar sot me provim të dhënë të jurisprudencës, do ta kenë barrën dhe privilegjin për t’i mundësuar Kosovës një aspirate më të madhe drejt fuqizimit të drejtësisë dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, qoftë si gjyqtar, prokuror, avokat, noter apo ndërmjetësues dhe shtoi se bashkërisht me partnerët vendës dhe ndërkombëtar, kanë paraparë edhe plotësim-ndryshimin e Ligjit për provimin e jurisprudencës, i cili do të jetë edhe me efektiv dhe më pragmatik për juristët e rinj.

Këtë ceremoni e ka përshëndetur edhe Kryetari i Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, Rexhep Haxhimusa. Sipas tij, certifikatat e marra sot nga kandidatët, dëshmojnë se ata janë të përgatitur për të qenë gjyqtar, prokurorë dhe avokatë të nesërme të Kosovës.

Këtë ceremoni si mbështetës në organizimin e Provimit të Jurisprudencës dhe praktikën e kandidatëve, e ka përshëndetur edhe Zëvendësja e Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së, Steliana Nedera.

Ndërsa, udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë në Kosovë, Kryetari i KGJK-së, Enver Peci, Kryeprokurori, Ismet Kabashi dhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzulla Hasani, certifikimin e kandidatëve e kanë vlerësuar si ndihmesë të madhe për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe për reformimin e këtij sistemi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)