20 Maj 2025

Mustafa të enjten do të paraqitet në interpelancë para Kuvendit

Prishtinë, 2 shkurt - Të enjten, në orën 10:00, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, do të paraqitet në interpelancë para Kuvendit lidhur me për përgjegjësinë e ministrit Aleksandër Jabllanoviq për deklaratat e tij publike, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të AAK-së.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetari Kadri Veseli.

Në këtë seancë do të hidhet në votim edhe projekt-rezoluta për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës, ndërsa do të shqyrtohen tri propozime: propozimi për formimin e komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media, propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për emërimin e anëtarit në komisionin parlamentar dhe ai i Grupit Parlamentar të Listës serbe për zëvendësimin e anëtarit në komisionin parlamentar.

Seanca do të fillojë me pikat e zakonshme të rendit të ditës: koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe një kërkesë për vizitë jashtë vendit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)