02 Maj 2024

Mustafa merret në pyetje nga EULEX për vrasjet në LDK

Prishtinë, 4 tetor - Kryetari i LDK’së Isa Mustafa është intervistuar sot nga një Prokuror i EULEX’it. Lajmi është konfirmuar nga vetë Mustafa gjatë përurimit të një shkolle.

“Tema sot kishte të bënte me vrasjet e zyrtarëve të LDK’së pas përfundimit të luftës”, ka shtuar Mustafa.

Ai ka mohuar që Prokurori është interesuar rreth Rastit të Sami Hamitit, djemve të tij apo edhe Enver Sekiraçës - i cili sipas familjarëve të policit të vrarë Triumf Riza - ka pasur lidhje të ngushta me LDK’në.

“Asnjëra prej këtyre çështjeve nuk është biseduar ne takimin që pata me Prokurorin e EULEX’it”, ka shtuar Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)