06 Maj 2024

Mustafa mbështet Thaçin për kritikat ndaj BE-së

Deçan, 13 maj - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dhënë mbështetje kritikave që kryeministri i vendit Hashim Thaçi, ka bërë ditëve të fundit në lidhje me qasjen e Bashkimit Evropian për proceset integruese të vendit.

“Po është e vërtetë që Bashkimi Evropian duhet të ketë parasysh fazën, në të cilën ka kaluar Kosova dhe mendoj që duhet të jetë më tolerant në aspektin e integrimit të saj në mekanizmat evropian”, ka thënë Mustafa, të dielën, gjatë një tubimi të LDK-së në qytetin e Deçanit.

Mustafa ka thënë se Kosova nuk është fajtore që faza tranzitore ka ndodhur e fundit, pasi siç tha ai ne nuk e kemi shkaktuar këtë gjendje, Kosova ka pësuar në këtë gjendje, për shkak të okupimit dhe BE-ja duhet të ketë mirëkuptim për këtë fazë.

Ai kërkoi edhe përshpejtim të liberalizimit të vizave, pasi Kosova nuk ka rrugë tjetër, veç asaj të integrimit në strukturat e euro-atlantike.

Kryeministri Thaçi deklaroi se, me qasjen aktuale, Brukseli po e mban gjallë industrinë e konflikteve në Ballkan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)