08 Maj 2024

Mustafa: Ky vend nuk duhet të qeveriset në këtë formë

Prishtinë, 21 maj - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri, deputetët e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Imri Ahmeti dhe Hashim Deshishku, morën pjesë në një takim pune me aktivistët e Nëndegës së tretë të LDK-së në Ferizaj, në të cilin u diskutua për përgatitjet që kjo nëndegë po i bën për ruandin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Ferizajt.

Fillimisht, kryetari i Nëndegës, Zyfer Krasniqi raportoi për aktivitetin që kjo nëndegë ka bërë, me qëllim të nxitjes së elektoratit të kësaj nëndege për të dalë në zgjedhje dhe për ta votuar Adam Salihajn.

Ndërsa, Kryetari Mustafa tha: “Ky vend nuk duhet të qeveriset në këtë formë. Ne dëshirojmë të bëjmë ndryshime në qeverisje dhe për këtë arsye ne u kemi ofruar bashkëpunim edhe VV, AAK e AKR-së dhe nëse ata dëshirojnë të bëjnë ndryshime duhet të na përkrahin në Ferizaj. Ndryshimet në Ferizaj do të ndikojnë në ndryshime në tërë Kosovën”.

Po ashtu, Kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa, theksoi se buxheti që e ndan Qeveria po shkon mbi baza politike duke i diskriminuar komunat të cilat nuk udhëhiqen nga PDK.

“Duke e përkrahur z. Salihaj për kryetar të Ferizajt, do të instalojmë një qeverisje të mirë dhe njerëzve të Ferizajt do t’u krijojmë kushte më të mira për jetë pavarësisht përcaktimeve të tyre partiake. Ata janë qytetarë tanë dhe s’do të bëjmë dallime”, tha Mustafa.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)