04 Maj 2024

MPJ nuk u është përgjigjur kërkesave të Komisionit

Prishtinë, 27 qershor - Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e tij të sotme ka biseduar lidhur letrën që do dërgojë  komisioneve homologe të shteteve anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Gjatë diskutimit të përmbajtjes së saj kanë dalë ide të ndryshme, por ka dominuar mendimi që hartohet një letër e shkurtë dhe e qartë, përmes së cilës do të kërkohej kontakt me komisionet  homologe të Spanjës, Rumanisë, Greqisë, Qipros dhe Sllovakisë, si dhe ndikimi i tyre tek qeverisë respektive për ta njohur sa më parë shtetin e pavarur të Kosovës.

Është vendosur që të përgatitet teksti i propozuar i kësaj letre, i cili duhet të shqyrtohet dhe të plotësohet në një mbledhje tjetër të Komisionit.

Duke e shqyrtuar Planin e Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrime Evropiane për tremujorin e dytë të vitit 2012, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Albin Kurti,  ka theksuar se përmbushja e sfidave që dalin nga Raporti i Progresit për Kosovën e ndërlidhim Komisionin me pikat 74 dhe 77 që kanë të bëjnë me çështjet rajonale dhe obligimet ndërkombëtare.

Në këtë vështrim, ka pohuar Kurti, Komisioni ka kërkuar Raport nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me mungesën e një  marrëveshjeje formale ndërmjet Kosovës dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, e cila është pengesë ndaj qartësimit të pohimeve në lidhje me mbetjet mortore në atë shtet, si dhe raport tjetër nga MPJ lidhur me gjetjen e një marrëveshje të qëndrueshme për pjesëmarrjen e Kosovës në forumet rajonale, për çka Komisioni ende nuk ka marrë përgjigje.

Duke qenë se Komisioni për Punë të Jashtme gjendet në fazën e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, Komisioni është pajtuar që në mesin e gjashtë institucioneve profesionale për të dhënë ndihmë profesionale gjatë mbikëqyrjes, ka përzgjedhur Grupin për Studime Juridike dhe Politike.

Komisioni ka tumirë propozimin e deputetit, Hydajet Hyseni, për organizimin e një tryeze, si dhe ka mbështetur propozimidenë e deputetes Doniak Kadaj-Bujupi për aktivizimin e diplomacisë parlamentare në Kuvendin e Kosovës. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)