27 Prill 2024

MPJ nuk ka letrat verbale për njohje nga Gaboni e Nigeria

Prishtinë, 12 shtator - Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk i ka bërë publike letrat verbale të dy njohjeve që i paralajmëroi kabineti i Pacollit, Gabonit dhe Nigerisë.

Për ta evituar keqkuptimin sikurse në rastin e Sulltanatit të Omanit, që nuk rezultoi me njohje, do të duhej që mediat dhe publiku të njoftoheshin me letrat verbale, por kjo nuk ka ndodhur ende.

Burimet kanë thënë se asnjëherë njohje ende nuk ka mbërritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme që udhëhiqet nga Enver Hoxhaj.

Kabineti i zv.kryeministrit të parë, Behgjet Pacolli ka njotuar se të dyja njohjet i janë konfirmuar Pacollit gjatë vizitës në Afrikë, ndërsa nuk ka asgjë nga njoftimet zyrtare qoftë të MPJ apo të kabinetit Pacolli për të konfirmuar njohjet edhe me letra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)