17 Maj 2024

MPJ konfirmon viziten Hillary Clinton në Kosovë

Prishtinë, 18 shtator - Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka konfirmuar se Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton me 4 tetor do të qëndroj në Kosovë ku pritet t’i jap mbështetje fillimit të bisedimeve me Serbinë gjatë vizitës që do t’i bëjë Kosovës. 

Sekretarja Clinton pritet te flas gjithashtu edhe në një konferencë për rolin e grave e cila organizohet nga presidentja Jahjaga.

Zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu ka thënë se gra të ndryshme të botës do të jenë pjesëmarrëse, por nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e sekretares amerikane.

Ndërkohë në Qeveri është konfirmuar se së bashku me sekretaren Clinton do të jetë edhe ish sekretarja e shtetit, Madline Albrait.

Vizita e Clinton vjen pas pak ditësh kur presidenti Obama do të mbledh në një darkë javën e ardhshme diplomatët perëndimorë në mesin e së cilëve do të jetë edhe presidentët e Kosovës dhe Serbisë.

Shtysa për dialogun presidentët e Serbisë dhe Kosovës pritet të marrin edhe në takimet që do të bëhen gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila do të filloj po ashtu javën e parë të tetorit.

Ndërkohë që tashmë nga Brukseli gjithnjë e më tepër janë intensifikuar kërkesat për rifillim të dialogut. Këtë herë pritet që dialogu të përfshijë nivele të larta të udhëheqjes në Kosovë dhe Serbi .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)