07 Maj 2024

MPJ ka aprovuar strategjinë për njohje dhe lobim

Prishtinë, 19 nëntor - Në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare “Germia Hill” të mbajtur në Prishtinë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi shpalosi synimet dhe të arriturat e kësaj konference. 

Ai tha veçoi se sesionin e sotëm për rolin e Rusisë e të Turqisë në Ballkan vizavi tendencave, problemeve dhe sfidave më të reja që kanë të bëjnë me integrimet evropiane.

Selimi theksoi se konferenca është organizuar për të hapur një debat panevropian në Kosovë, në mënyrë që liderë nga mbarë Evropa, intelektualë, mendimtarë, të cilët janë pjesë e rrjetit të konferencave, pjesë e rrjetit të OJQ-ve, e që janë prezent në debatet evropiane, të vijnë në Kosovë.

Ai theksoi se ky është një rast jashtëzakonisht i mirë që Republika e Kosovës të jetë nikoqirë dhe ta përdor këtë rast në margjina dhe drejtpërdrejt të bëjë lobim që të tjerët të njihen me realitetin e ri në Kosovë dhe me progresin e jashtëzakonshëm që është arritur viteve të fundit.

Ai tha se Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka aprovuar strategjinë për njohje dhe lobim dhe me qëllim të realizimit të diplomacisë publike ka ndërmarrë këtë nismë, gjë e cila nuk është bërë këto tri vitet e fundit.

“Është synim yni që në Prishtinë t’i sjellim njerëzit jo vetëm prej shteteve që na duan dhe që na njohin, por edhe prej shteteve që nuk na njohin, duke vlerësuar prezencën e përfaqësuesve rusë në sesionin e mbyllur dhe patjetër se përmbajtja e konferencës do të na ndihmojë në hartimin e politikave tona të brendshme për lobim dhe vizavi shteteve që nuk na kanë njohur”, theksoi Selimi, duke shtuar se në anën tjetër po ashtu dëshmohet edhe një normalitet në Kosovë.

“Raportimet nga konferenca do të ketë vlerë të madhe nga përfaqësuesit e medieve prestigjioze, që Kosovën e paraqesin si shtet normal, ku bëhet debati normal. Nëse ne nuk mund të jemi pjesë e vendimmarrjes së paku të jemi pjesë e formulimit të ideve të cilat dërgojnë në  vendimmarrje”, nënvizoi ai.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songül Ozan e cila ka qenë njëra nga panelistet e kësaj konferenca e falënderoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Këshillin Evropian për Punë të Jashtme  (ECFR)  për organizimin e kësaj konference dhe për mundësinë që krijoi kjo konferencë për të debatuar për shumë çështje.

Ajo tha se të të gjithë panelistët u pajtuan se Ballkani është zemra e Evropës, dhe sipas saj,  pa Ballkanin, integrimet evropiane nuk janë të plota.

“Të gjitha shtetet e Ballkanit duhet që të ardhmen e afërt të jenë në Bashkimin Evropian dhe i gjithë fokusi i këtij debati ka qenë në këtë drejtim”, theksoi Ambasadorja Ozan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)