29 Prill 2024

MPB ka pajisur 138 mijë qytetarë me pasaporta biometrike

Prishtinë 10 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i shoqëruar nga Kryeshefi i Agjencionit për Regjistrim Civil, Blerim Camaj dhe drejtori i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, Besnik Berisha, vizituan Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve, ku panë nga afër mbarëvajtjen e punës gjatë personalizimit të dokumenteve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se Departamenti për Prodhimin e Dokumenteve është ndër më të suksesshmit në Agjencionin për Regjistrim Civil, dhe në përgjithësi është një ndër departamentet më vitale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me një staf profesional, të cilët me vite të tëra kanë krijuar një përvojë të lartë dhe me ekspertë të teknologjisë informative të cilët duhet të jenë në hap me zhvillimet teknologjike.

“Vizita ka qenë e planifikuar më parë, kemi dashur që në një numër jubilar të 100 mijë pasaportave të prodhuara biometrike të bëjmë vizitën, por është shtyrë për arsye të ndryshme."

"Tash kemi mbërritur në 138 mijë pasaporta të prodhuara biometrike dhe rreth 10% e tyre janë distribuuar në shërbimet konsullore të Republikës së Kosovës, që është një numër shumë i madh”, tha Rexhepi.

Ministri Rexhepi, vuri në dukje se në DPD me shpejtësi dhe me prioritet punohen edhe letërnjoftimet edhe pasaportat, sidomos ku është fluksi i madh i diasporës.

Edhe pse është e paraparë që dokumentet të jepen për 15 ditë, në shumicën e rasteve sipas tij merren për 5 ditë.

Ai ka thënë se ka raste edhe të natyrave urgjente, të ndonjë fatkeqësie të ndryshme, për çka nevojitet të udhëtohet shpejtë, është përcaktuar me Udhëzim Administrativ dhe për 2 orë kryhet komplet pasaporta, që është një sukses i DPD-së.

Ministri i Rexhepi, tha se tash jemi në një fazë, ku është bërë ndryshimi i ligjit për Letërnjoftime, i cili ka shkuar nëpër procedurat e Parlamentit të Kosovës në lexim të dytë. Janë duke u përgatitur specifikacionet dhe shpresohet se deri në fund të vitit të fillojë prodhimi i letërnjoftimeve biometrike.

“Ambiciet tona në këtë drejtim janë më të mëdha, që edhe patentë-shoferët të jenë biometrike dhe librezat e qarkullimit dhe shumica e dokumenteve personale të digjitalizohen dhe përmes çipave, ku faktikisht një dokument i ka të gjitha të dhënat për një individ, pra kjo është një qasje e avancuar dhe shpresojmë të realizojmë në dinamikën e paraparë”, theksoi ministri Rexhepi.


Fakte

Departamenti për Prodhimin e Dokumenteve, deri më tash ka prodhuar gjithsejtë:

Letërnjoftime,             1.362.266.  

Pasaporta biometrike, 138600.

Patentë-shoferë           375263.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)