03 Maj 2024

Mosfunksionimi i gjykatave, problem për qytetarët

Mitrovicë, 14 qershor - Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur të martën takimin e parë për këtë vit në Mitrovicë, ku përfaqësues të institucioneve, organizatave të ndryshme joqeveritare të bashkësive fetare e etnike, kanë folur për sfida të ndryshme të sigurisë që ballafaqohen qytetarët mitrovicas.

U vlerësua se aktivitetit i KKSB-së është shumë me rëndësi në Mitrovicë, duke pasur parasysh se është prej qyteteve më të ndjeshme në këtë aspekt.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, fillimisht sqaroi për riorganizimin e KKSB-së sipas Udhëzimit Administrativ. Tha se anëtarët e Këshillit janë zgjedhur sipas këtij udhëzimi.

Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se është paraparë që gjatë vitit KKSB të mbaj dhjetë takime.

“Është ky këshill me rëndësi për sigurinë e qytetarëve, meqë këtu marrin pjesë përfaqësues të institucioneve civile dhe të sigurisë, mandej shoqërisë civile, mediave, komuniteteve etnike e fetare”.

Sa i përket situatës së sigurisë dhe problemeve aktuale në këtë aspekt, komandanti i stacionit të policisë në jug, Avni Zabeli, tha se gjendja në jug është e qetë, ndërsa sfiduese mbetet mosfunksionimi i gjykatave.

“Me mijëra lëndë për raste të ndryshme për kundërvajtje kanë mbetur në  sirtarët tanë, pa u shqyrtuar në gjykata dhe kjo është një problem shumë i madh”.

Ai foli edhe rritje të numrit të rasteve të kontrabandës në jug, përkundër masave që janë ndërmarrë nga autoritetet gjegjëse.     
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)