17 Maj 2024

Mitrovica përgatitet për ta shpall ish-sekretaren Albrajt qytetare nderi

Mitrovicë, 18 shtator - Komuna e Mitrovicës dhe shoqata “Miqtë e Amerikës”, vazhdojnë bashkërendimin e aktiviteteve për të realizuar projektin që ish-sekretarja e shtetit, Medline Albrajt, të shpallet qytetare nderi e Mitrovicës.

Për këtë u bisedua të martën ndërmjet kryetarit të  Komunës së Mitrovicvës, Avni Kastrati, i cili i shoqëruar nga nënkryetari, Riza Haziri, priti në takim kryetarin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi.

Ky propozim është bërë pikërisht nga kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, para disa muajsh në Mitrovicë. Tani janë bërë hapat e parë në këtë drejtim, në mënyrë që të nderohet kjo figurë dhe ky personalitet që ka bërë shumë për çështjen e Kosovës.

Kryetari Kastrati, ka shprehur respektin për punën e kësaj shoqate si dhe ka mirëpritur propozimin që ish-sekretarja Albrajt të shpallet qytetare nderi e Mitrovicës. Ai tha se kjo do të ishte nder për Mitrovicën dhe për Kosovën në përgjithësi.

Ai tha se ky propozim do të shtrohet në të gjitha strukturat komunale në mënyrë që të procedohet me kohë. “Ne do të angazhohemi që ky propozim të jetësohet, meqë kontributi për Kosovën i znj. Albrajt është shumë i madh”.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, ka shprehur respektin për mikpritjen dhe mbështetjen e ofruar nga drejtuesit komunalë. Ai u zotua për angazhim të gjithanshëm që të bëhet realitet ideja që znj.Albrajt të shpallet qytetare nderi e Mitrovicës.

Në takim  ai ka folur edhe për aktivitet tjera të shoqatës që ai drejton, e që ka për qëllim ruajtjen dhe avancimin e miqësisë së Kosovës me SHBA-në.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)